Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Policia jep detaje për incidentin në Burgun e Dubravës ku dyshohet se u rrah Endrit Gashi

Është konfirmuar raportimi ekskluziv i Sinjalit lidhur me incidentin e ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku u përfshinë disa të burgosur, të cilët dyshohet se e sulmuan fizikisht Endrit Gashin.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Sheremet Elezaj, ka deklaruar për Sinjalit se ngjarja ka ndodhur dje, më datë 06.11.2026, rreth orës 17:20, ku katër të burgosur janë përfshirë në një përleshje fizike.

“Me të vërejtur incidentin, me kohë ka ndërhyrë personeli i qendrës korrektuese, i cili ka arritur ta vërë situatën nën kontroll.Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse policore për të ndërmarrë veprimet e nevojshme meqë rasti ka ndodhur brenda hapësirave të burgut. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj personave të përfshirë është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet lidhur me rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj përleshjeje janë ende duke vazhduar nga organet e rendit”, tha Elezaj për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjenerali amerikan Osborn përmbyll vizitën zyrtare në FSK

Gjenerali amerikan Osborn përmbyll vizitën zyrtare në FSK

Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej

Milatoviq uron presidenten Shiroka-Pula, shpreh bindjen se raportet Kosovë- Mali i Zi do të thellohen edhe më tej

Fotografi nga takimet dhe vizitat, Gjeneral Major Stephen E. Osborn përmbyll vizitën zyrtare në Kosovë

Fotografi nga takimet dhe vizitat, Gjeneral Major Stephen E. Osborn përmbyll vizitën zyrtare në Kosovë