Konfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit

E ardhmja e Trent Alexander-Arnoldit te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa disa prej klubeve të mëdha të Ligës Premier po e monitorojnë situatën e mbrojtësit anglez, me synimin për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas mediumit spanjoll Marca, 28-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë në kryeqytetin spanjoll, ku nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin e trajnerit Jose Mourinho.

Alexander-Arnold ka mbetur prapa Denzel Dumfries dhe Federico Valverdes në hierarkinë e skuadrës për pozitën e krahut të djathtë, duke bërë që minutat e tij në fushë të jenë të kufizuara.

Kjo situatë ka nxitur spekulime për pakënaqësinë e reprezentuesit anglez, i cili, sipas raportimeve, nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Interesimi nga klubet angleze mund t’i hapë një mundësi për rikthim në Ligën Premier, por një ribashkim me ish-klubin e tij, Liverpoolin, për momentin nuk duket i mundshëm.

Sipas raportimit, Liverpooli nuk është i interesuar ta rikthejë futbollistin që për shumë vite ishte një prej figurave kryesore të skuadrës.

Pavarësisht këtyre spekulimeve, Alexander-Arnold mbetet i përqendruar te Real Madridi dhe synon të bindë Mourinhon përmes paraqitjeve në stërvitje, në mënyrë që të fitojë një vend të rregullt në formacionin startues.

Afati kalimtar i janarit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e mbrojtësit, nëse minutat e tij vazhdojnë të jenë të kufizuara dhe interesimi nga klubet e Ligës Premier konkretizohet./Telegrafi/

Lexo edhe

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Osmani për njëvjetorin e njohjes nga Siria: Kosovës i duhet rikthim urgjent në tryezat ku merren vendimet

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

Vdekja e tre shqiptarëve në Athinë nga shembja e banesës, shkak vjedhja e tubave të gazit

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

“Unë vrana s’ka lidhje, po ju keni m’u përgjigj”, nesër protestë në Pejë për Arlinda Zekajn

Konfirmohet edhe nga Marca: Trent Alexander-Arnold kërkohet nga disa klube angleze, por jo prej Liverpoolit | Momenti