“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi e llogaridhënie nga institucionet e vendit, kanë thirrur sërish për nesër një tubim para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Për dallim nga dy ditët e fundit ku protestat kanë nisur nga ora 16:00, gjatë së premtes, ky organizim do të mbahet para orës 09:00 të paradites.

Një vendim i tillë është marrë, pasi që protestuesit janë njoftuar për konferencën që ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë para kësaj kohe.

Njoftimin për mbajtjen e kësaj konference e ka bërë kryeministri i vendit, Albin Kurti në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se tashmë ka pranuar raportet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Aktivistja Liridona Sijarina, në emër të protestuesve ka kërkuar që konferenca e Gërvallës e Sveçlës të mbahet jashtë objektit të ekzekutivit.

“…A po e vendosim që me ja lypë Qeverisë që Konferencën me majt jashtë ose na hyjmë brenda. Nesër para 9-ve takohemi qitu, s’kemi me u dorëzu, s’kemi me u zmbraps pa i marrë përgjigjet definitve dhe pa i pa kërkesat tona të adresume…”, tha ajo para protestuesve. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë