Konferenca e OKB-së për klimën përfundon pa marrëveshje

Konferenca e OKB-së për klimën përfundon pa marrëveshje

Konferenca e OKB-së për klimën përfundon pa marrëveshje

Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe disa vende në zhvillim e kundërshtuan dokumentin e propozuar, pasi ai nuk përmbante asnjë referencë për lëndët djegëse fosile dhe, sipas tyre, nuk pasqyronte urgjencën e krizës klimatike.

Propozimi, i njohur si “Paketa e Antalias”, u hartua nga presidencat e përbashkëta të Turqisë dhe Australisë, por nuk arriti të siguronte konsensusin e nevojshëm për miratim.

Sponsor 3M Express

Negociatat, të cilat fillimisht ishte planifikuar të përfundonin të premten, vazhduan deri të dielën, por palët nuk arritën të gjenin gjuhë të përbashkët.

Duke folur në emër të Bashkimit Evropian, ministri irlandez i Mjedisit, Darragh O’Brien, tha se dokumenti nuk i përgjigjej sfidave aktuale dhe nuk bazohej në të dhënat shkencore.

Ai kritikoi veçanërisht mungesën e referencave për lëndët djegëse fosile, të cilat konsiderohen ndër shkaktarët kryesorë të ndryshimeve klimatike.

Kundërshtime të ngjashme shprehën edhe Britania e Madhe, Panamaja, Ishujt Marshall dhe Norvegjia.

Dokumenti parashihte elektrifikimin e ekonomive, ndihmë financiare nga vendet e pasura për shtetet më të varfra që përballen me pasojat e krizës klimatike, si dhe masa për kufizimin e ngrohjes globale në përputhje me objektivin prej 1.5 gradësh të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit.

Megjithatë, ai nuk përfshinte zotimin për largimin gradual nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, një kërkesë e mbështetur nga më shumë se 130 vende.

Kundërshtime pati edhe për përfshirjen e teknologjisë së kapjes dhe ruajtjes së karbonit.

Presidenti i COP31, turku Murat Kurum, pranoi se nuk kishte konsensus për tekstin kryesor dhe njoftoi se ai nuk do të miratohej.

Megjithatë, konferenca arriti të miratojë vendime për çështje të tjera, përfshirë tranzicionin e drejtë, që synon të ndihmojë punëtorët e industrive me ndotje të lartë të kalojnë drejt një ekonomie me emetime më të ulëta.

Negociatat u kritikuan edhe nga organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e vendeve afrikane, të cilët kërkuan angazhim më të madh nga shtetet e pasura.

Ish-presidentja e Irlandës dhe ish-e dërguara e OKB-së për klimën, Mary Robinson, tha se gjatë negociatave kishte munguar ndjenja e urgjencës për t’iu përgjigjur krizës klimatike.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

118-vjetori i Alfabetit Shqip, liderët shqiptarë në Manastir për të nderuar Kongresin

118-vjetori i Alfabetit Shqip, liderët shqiptarë në Manastir për të nderuar Kongresin

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

Debutim makthi për Pochettinon, Liverpooli i jep leksione futbolli Man Unitedit në “Anfield”

Debutim makthi për Pochettinon, Liverpooli i jep leksione futbolli Man Unitedit në “Anfield”