Komuna e Pejës publikon reagimin e QPS-së për rastin e Arlindës, pranohen mangësitë e evidentuara nga Inspektorati

Komuna e Pejës sot ka publikuar sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

QPS-ja ka paraqitur veprimet që thotë se i ka ndërmarrë gjatë trajtimit të rastit, duke përfshirë intervenimin fillestar, vizitat në terren, vlerësimet profesionale dhe bashkëpunimin me institucionet shëndetësore e arsimore, transmeton Klankosova.tv.

Sipas QPS-së, gjatë trajtimit të rastit janë marrë raporte nga shkolla “The Cambridge School” dhe Qendra e Shëndetit Mendor në Pejë, ndërsa janë realizuar edhe takime me prindërit dhe familjarët për të vlerësuar rrethanat dhe gjendjen e fëmijës.

Institucioni thotë se ka marrë pjesë edhe në procedurat gjyqësore, ku ka paraqitur vlerësimet profesionale dhe rekomandimet për mbështetjen psikologjike të fëmijës.

QPS-ja ka theksuar se pas ngjarjes tragjike të 25 tetorit, kur fëmija mbeti pa përkujdesje prindërore, ka ndërmarrë veprime urgjente për vendosjen e tij në një ambient të sigurt dhe sigurimin e kujdestarit ligjor, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë.

Megjithatë, në komunikatë bëhet e ditur se raporti i Inspektoratit ka evidentuar edhe disa mangësi në funksionimin e Qendrës për Punë Sociale.

Ndër çështjet që kërkojnë përmirësim janë:

  • Plotësimi dhe përdorimi i formularëve standardë për menaxhimin dhe dokumentimin e rasteve.

  • Respektimi i afateve për dorëzimin e raporteve dhe dokumentacionit në institucionet gjyqësore.

  • Përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe mbikëqyrjes së rasteve.

  • Forcimi i kapaciteteve profesionale dhe njerëzore në raport me numrin e rasteve dhe territorin, që mbulon QPS Pejë.

  • Qartësimi i kompetencave dhe përgjegjësive ndërmjet QPS-së dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Qendra për Punë Sociale ka deklaruar se i merr me seriozitet këto gjetje dhe se do të ndërmarrë masa për zbatimin e rekomandimeve të Inspektoratit.

“Vlerësimi i punës së institucionit dhe trajtimi i rekomandimeve të Inspektoratit duhet të bëhen në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dokumentacionin zyrtar dhe rrethanat konkrete të rastit”, thuhet në reagimin e QPS-së.

Në fund, institucioni ka ritheksuar se mbrojtja e kategorive të cenueshme dhe interesi më i mirë i fëmijës mbeten parimet themelore të punës së tij.

Lexo edhe

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj menaxheres së rastit dhe udhëheqësit të Shërbimeve Sociale