Izet Zenuni, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në Deçan, ka folur për gjendjen me deponitë ilegale të mbeturinave në këtë komunë.

Në emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, Zenuni ka thënë se komuna vazhdimisht është angazhuar në largimin e deponive ilegale, duke theksuar se tashmë është shënuar përmirësim në këtë drejtim.
“Me herët ka pasur deponi të mëdha, të cilat i kemi larguar. Tash karakterizohet me disa deponi të vogla, por që vazhdimisht jemi duke luftuar t’i largojmë ato”, ka thënë Zenuni.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është krijuar edhe një pikë për hedhjen e mbeturinave inerte, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i depozitojnë mbeturinat në këtë pikë dhe të mos i hedhin në vende të papërshtatshme.





