Komisioni monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

Komisioni monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

Komisioni monitoron zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka mbajtur takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Luljeta Plakolli-Kasumi, për të diskutuar planin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Takimi është mbajtur më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, kur nis edhe fushata globale 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Sponsor 3M Express

Ekspertja Plakolli-Kasumi prezantoi draft-planin e punës dhe metodologjinë e monitorimit, proces ky që është ndarë në tri deri në katër faza dhe pritet të përfundojë deri në fund të shkurtit të vitit 2027.

Në fazën e parë parashihet kontaktimi i institucioneve përgjegjëse dhe kërkimi i informacioneve me shkrim për obligimet që dalin nga ligji, zbatimin e akteve nënligjore, buxhetin, numrin e stafit dhe statistikat që mbajnë për rastet e dhunës.

Plakolli-Kasumi bëri të ditur se janë përgatitur tabela të veçanta për institucionet relevante, përmes të cilave synohet të identifikohen edhe tri pengesat kryesore me të cilat përballet secili institucion në zbatimin e ligjit. Ajo përmendi gjithashtu se disa akte nënligjore ende nuk janë miratuar, ndërsa për disa të tjera ekzistojnë vetëm draftet.

Institucionet pritet të përgjigjen deri më 4 dhjetor, ndërsa faza e dytë e monitorimit do të nisë në janar të vitit 2027, me takime dhe kërkesa shtesë për sqarime.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku, tha se monitorimi synon të vlerësojë jo vetëm përgjegjësinë e institucioneve, por edhe kapacitetet dhe mundësitë e tyre reale për përmbushjen e obligimeve ligjore.

Ajo theksoi se Komisioni synon të identifikojë pengesat në zbatimin e ligjit, nga niveli komunal deri te institucionet qendrore, si dhe të vlerësojë nëse ka nevojë për plotësim apo ndryshim të tij.

Kollçaku tha se procesi ka edhe karakter parandalues dhe se në përfundim do të hartohen rekomandime konkrete për institucionet që janë pjesë e monitorimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Vogëlushja humb jetën pas 28 ditësh në spital, kërcënime me vrasje, korrupsion në gjykata, thika e sulm ndaj doganierit

SINJALI 24 | Kosova derisa flinte: Vogëlushja humb jetën pas 28 ditësh në spital, kërcënime me vrasje, korrupsion në gjykata, thika e sulm ndaj doganierit

Dy shoferë ndëshkohen për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Dy shoferë ndëshkohen për gara të shpejtësisë në Ferizaj

Kurti vetëvlerëson qeverisjen e tij, i numëron ‘sukseset’ në 57 faqe

Kurti vetëvlerëson qeverisjen e tij, i numëron ‘sukseset’ në 57 faqe