Komisioni miraton projektligjin për Byronë, Haxhiu e cilëson antikushtetues

Komisioni miraton projektligjin për Byronë, Haxhiu e cilëson antikushtetues

Komisioni miraton projektligjin për Byronë, Haxhiu e cilëson antikushtetues

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka miratuar me të gjitha votat Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke konstatuar se ai nuk cenon të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë.

Megjithatë, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka shprehur kritika ndaj projektligjit, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe duke pretenduar se qeveria nuk ka pasur interes që një ligj i tillë të zbatohet.

Sponsor 3M Express

Zëvendëskryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka thënë se projektligji përmban gjithsej 88 nene dhe 12 amendamente të Komisionit përgjegjës raportues.

“Përcaktimi i kompetencave të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe përcaktimi i procedurës për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ky projektligj ka gjithsej 88 nene dhe 12 amendamente të Komisionit Përgjegjës Raportues, pra bazuar në shkresat përcjellëse paraprake të këtij projektligji, mund të konstatojmë se ky projektligj nuk i cenon në asnjë mënyrë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka thënë se, pavarësisht se do ta votojë projektligjin sa herë që ai të vijë në Kuvend, sipas saj, qeveria nuk ka pasur vullnet që ai të zbatohet.

“Është një ligj që ka ardhur disa herë në Kuvend, sado që nuk jemi komision funksional, komision që e kemi shqyrtuar, dmth, ose e shqyrtojmë amendamentet në fjalë. Unë që nga fillimi, që kur e kam parë për herë të parë që ka ardhur një ligj i tillë, vërtet e kam menduar që e ka seriozisht, ose po mendojmë me e pa seriozisht, dikush në këtë vend. Mirëpo, tash, meqë unë për herë të parë jam në këtë komision, po ju them që qeveria në fjalë, nuk e ka interes me kalu një ligj të tillë, e ka vetëm sa për të thënë në opinion, do doja vërtet që një ligj i tillë të ishte ligj që zbatohet, por në bisedë e sipër me njerëz profesionistë, juristë të njohur, ma kanë thënë decidivisht që ky ligj është antikushtetues, dhe me qëllim nuk po dojnë pushteti, qeveria nuk ka dashtë me i rregullu nenet, vetëm për mos me hy në fuqi, sepse normal ne do ta votojmë sa herë të vjen, për me tregu që s’kemi pse frigohem. Frikën normal se e ka pushteti, por edhe një herë po them, ky ligj është antikushtetues dhe krejt me qëllim, qeveria e kalon antikushtetues, vetëm mos me u zbatu një ligj i tillë. Prandaj, si të tillë, fatkeqësisht, prapë po e them, është antikushtetues, por prapë do ta votojmë, do ta votojmë çdo herë”, tha ajo.

Pas deklaratave të Haxhiut, Rexhepi ka thënë se nuk mund ta konfirmojë pretendimin se projektligji bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se nuk do ta përkrahte një ligj të tillë nëse do të ishte i bindur se është antikushtetues.

“Atëherë, lidhur me atë që e tha deputetja znj. Haxhiu, se ky ligj, ose projektligj, fillimisht bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, nuk mund të konstatoj as ta vërtetoj këtë. Po me vetëdijen time, asnjëherë nuk do ta kisha përkrahur këtu një ligj që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Por tani, nuk e di sa mundem me konstatu se bie ndesh apo nuk bie ndesh me nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria