KOMF reagon për rastin e Arlindës

KOMF reagon për rastin e Arlindës

KOMF reagon për rastin e Arlindës

Në reagimin e saj, KOMF thekson se Arlinda kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte denoncuar dhunën, ndërsa ishte përpjekur të mbronte të drejtat e saj dhe të qëndronte pranë fëmijës së saj.

Sipas KOMF-it, ndonëse gjykata kishte vendosur që kujdesi për fëmijën t’i besohej Arlindës, ajo po përballej me pengesa në ushtrimin e të drejtave të saj si nënë.

Sponsor 3M Express

Organizata vlerëson se rasti ngre shqetësime serioze për funksionimin e mekanizmave institucionalë të mbrojtjes, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Gjykatën dhe Qendrën për Punë Sociale.

KOMF kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe të plotë të të gjitha rrethanave, si dhe llogaridhënie për çdo shkelje apo neglizhencë që mund të konstatohet.

Po ashtu, kërkon që fëmijës së Arlindës t’i sigurohen mbrojtje e menjëhershme, mbështetje psikologjike dhe përkujdesje e sigurt, duke garantuar interesin më të mirë dhe privatësinë e tij.

“Ky rast nuk duhet të mbyllet me deklarata ngushëllimi. Kërkojmë zbardhje të plotë, përgjegjësi konkrete dhe mbrojtje të qëndrueshme për fëmijën”, thuhet në reagimin e KOMF-it.

Në fund, organizata thekson se dhuna ndaj grave është njëkohësisht çështje e sigurisë dhe e të drejtave të fëmijëve, duke bërë thirrje për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe zbatimin efektiv të vendimeve gjyqësore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave