Koci, Alijaj e Fetoshi kritikojnë qasjen ndaj Jakup Krasniqit në vizitën humane në Kosovë

Koci, Alijaj e Fetoshi kritikojnë qasjen ndaj Jakup Krasniqit në vizitën humane në Kosovë

Koci, Alijaj e Fetoshi kritikojnë qasjen ndaj Jakup Krasniqit në vizitën humane në Kosovë

Duke komentuar në emisionin “Prime” në RTK pamjet e qëndrimit të përkohshëm të ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës në vendlindje dhe takimit me familjarët, Koci e cilësoi si “qëndrim jonjerëzor” pamundësimin e takimit me vëllanë e tij.

“Është për keqardhje. Bashkëndjej me të dhe familjarët. Nuk e kuptoj pse nuk i është mundësuar takimi me vëllanë, do të thotë familjarin më të afërt”, tha Koci.

Sponsor 3M Express

Ai vuri në pikëpyetje arsyet e pamundësimit të këtij takimi, duke ngritur çështjen se çfarë rreziku mund të paraqiste kontakti i Krasniqit me familjarët.

“Kë rrezikon?, Kë rrezikon dhe kë cenon?, Lirinë e kujt e cenon?”, u shpreh Koci.

Ai tha se pamjet e takimit të Krasniqit me vajzën e tij flasin më shumë se fjalët, ndërsa shprehu keqardhje për të dhe bashkëluftëtarët e tij që po mbahen në Hagë.

Shqetësimin për këto pamje e shprehu edhe Artan Alijaj, përfaqësues i “Grupit Strategjik” në Washington DC. Ai i cilësoi ato si shumë të rënda dhe prekëse, duke theksuar se bëhet fjalë për një situatë të rëndë familjare dhe shëndetësore.

Alijaj tha se pamundësimi i takimit të Krasniqit me vëllanë e tij është veçanërisht i dhimbshëm, duke vlerësuar se familjarëve do të duhej t’u mundësohej kontakti me të.

“Mendoj që ishte pamje shumë e rëndë edhe ajo e vëllait të Jakup Krasniqit që nuk lejohet të takohet. Flasim për një rast familjar shumë të rëndë, shëndetësor dhe më e pakta që mund të bëhet është t’ju lejohej familjarëve që të kenë kontakt me të”, tha Alijaj.

Ai rikujtoi edhe të kaluarën e Krasniqit, vitet e kaluara në burgjet e Serbisë dhe kontributin e tij gjatë luftës çlirimtare.

“Është një njeri që ka sakrifikuar gjatë tërë jetës për këtë vend. Ka qenë një kontribuues i madh i luftës çlirimtare në këtë vend dhe kur shohim këto skena me të vërtetë prek se isha i prekur shumë herën e parë kur i pashë, tash në ripërsëritje po prekem prapë pasi që kemi të bëjmë me një figurë kombëtare që ka vuajtur shumë për këtë vend dhe një trajtim që duket shumë pak njerëzor”, u shpreh ai.

Alijaj e përshkroi si veçanërisht të rëndë pamundësinë e vëllait të Krasniqit për t’i dhënë dorën, për shkak të pengesës fizike që i ndante.

“E sheh vëllai i tij, është një mur në mes e kanë edhe nuk mund as dorën t’ia japë vëllait të vet. Kështu që skena shumë të rënda, shumë e rëndë ta shohim qoftë për familjen, qoftë për Jakup Krasniqi, po mendoj për të gjithë ne si shqiptarë në këtë vend që të vijmë në një situatë të tillë është mjaft e rëndë”, tha Alijaj.

Ai theksoi se sakrifica e Krasniqit për vendin po vazhdon edhe në moshën e pleqërisë, duke shprehur bindjen se në procesin gjyqësor në Hagë ka padrejtësi të madhe.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Octopus dhe profesori universitar, Arben Fetoshi e cilësoi si diskriminues dhe johuman trajtimin e Krasniqit gjatë vizitës humanitare në Kosovë. Sipas tij, ky trajtim pasqyron qasjen e Dhomave të Specializuara gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

“Është një qasje diskriminuese. Përtej aspektit emocional dhe dhimbjes për rastin që ka në familje bacë Jakupi, është një trajtim aspak human, pavarësisht që referencat e lirimit janë të bazuara te arsyet humanitare”, u shpreh Fetoshi.

Ai e lidhi këtë trajtim me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin e cilësoi si “vendim totalisht të padrejtë”.

Fetoshi kritikoi gjithashtu atë që e konsideroi si tendencë për barazimin e viktimës me përgjegjësinë për krimet.

“Drejtësia në fakt nuk është barazim, nuk është kalkulim. Drejtësia është të emërtohet saktë përgjegjësia”, tha ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

Limaj për rikthimin e Ligjit për Specialen: Kam qenë i shokuar atë natë

Mehmetaj: Pse u bë ligji urgjent? PDK-ja nuk ka ditur kurrë ta sqarojë

Mehmetaj: Pse u bë ligji urgjent? PDK-ja nuk ka ditur kurrë ta sqarojë

Pochettino nis epokën te Man UTD, të dielën e pret superderbi me Liverpoolin

Pochettino nis epokën te Man UTD, të dielën e pret superderbi me Liverpoolin