Ministria e Shëndetësisë kërkoi zgjerim të mbikëqyrjes së Inspektoratit shtetëor sanitar dhe shëndetësor për rastin me Iva Mihaillovën me përfshirje të institucioneve shëndetësore ku në vitet 2025 dhe 2026 ishin kryer disa shërbime të caktuara shëndetësore. Plotësisht do të formohet komision për mbikëqyrje profesionale për aspektin mjekësor lidhur me mjekimin e pacientes, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të projektit për furnizim të 100 auto-ambulancave të reja, ai theksoi se edhe pse dje në Sofje ka pasur takim me kolegen e tij bullgare, ku u bisedua për të lënduarit në Koçan, arritën dakordim të heshtur se çështja për Mihaillovën është në domenin e drejtësisë.
“Në thelb arritëm dakordim të heshtur se çështja e Ivës nuk është çështje shëndetësore, por çështje nga domeni i drejtësisë, sepse personi është i arratisur nga drejtësia me fletë-arrest ndërkombëtar. Siç është kjo çështje e drejtësisë, dhe jo e shëdnetësisë, nuk e biseduam”, tha Klekovski.
Për raportin e ISHSSH-së lidhur me profesorin Ivan Barbov lidhur me mjekimin e Mihaillovës, ministri theksoi se janë konstatuar shkelje dhe se është kërkuar mbikëqyrje profesionale për pjesën mjekësore të raportit.
“Njëherit kërkova plotësim të raportit të ISHSSH-së, i cili ishte me nismë të Klinikës për neurologji, sepse nuk është ndjekur e tërë rruga dhe procedurat shëndetësore të cilat i ka pasur Iva në institucionet shëndetësore në Maqedoni. Plotësisht kërkova mbikëqyrja të zgjerohet në një institucion privat shëndetësor ku është trajtuar ndërkohë, në mënyrë që të kemi rekomandim të plotë. Tashmë në këtë fazë janë konstatuar shkelje dhe tashmë në këtë fazë është kërkuar mbikëqyrje profesionale për pjesën mjekësore të raportit”, tha Klekovski.
Kryeministri Hristian Mickoski, i cili mori pjesë në promovimin e projektit për furnizim me 100 auto-ambulanca të reja, tha se deklarata ofenduese e ministrit bullgar të Punëve të Brendshme nuk meriton të komentohet.
“Shikoni, kam çka të përgjigjem, por mendoj se disa individë nuk meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mendoj se lloji i tikkë i estradës të cilën e shohim sot këtu, ndërkaq e cila është e lidhur me folklorin për zgjedhjet e tyre presdienciale, nuk meriton koment dhe mendoj se duhet t’i injorojmë edhe ju si mediume deklaratat e këtilla të disa individëve”, deklaroi Mickoski.
Lidhur me çështjen për të lënduarit në Koçan, ministri Klekovski tha se së bashku pe grupin e punës kanë plane të cilat do të publikohen së shpejti.




