“Kjo fanellë peshon rëndë”, Conceicao zbulon këshillën që i dha Ronaldo pasi mori numrin 7 te Juventusi

Francisco Conceicao ka zbuluar këshillën që Cristiano Ronaldo i dha pasi trashëgoi fanellën ikonike me numrin 7 te Juventusi.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë ekskluzive për Cronache di Spogliatoio, anësori portugez foli për përgjegjësinë e bartjes së numrit që më parë ishte mbajtur nga Ronaldo, si dhe për mësimet që kishte marrë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë gjatë kohës kur luanin së bashku në Përfaqësuesen e Portugalisë.

“Unë trashëgova numrin 7 të Ronaldos te Juventusi. Ai më tha: ‘Kjo është një fanellë me peshë, kam shënuar mjaft gola me të’”, zbuloi Conceicao.

Futbollisti i Juventusit, i cili ka kaluar kohë me Ronaldon në Përfaqësuesen e Portugalisë, e përshkroi sulmuesin e Al-Nassr si një person të afërt dhe të gatshëm për të ndarë përvojën e tij me lojtarët më të rinj.

“Kam kaluar një apo dy vjet me Ronaldon në ekipin kombëtar. Ai është gjithmonë i gatshëm të bisedojë. Është shumë i hapur dhe u jep këshilla të gjithëve”, deklaroi ai.

Conceicao kujtoi gjithashtu se si Ronaldo i kishte treguar për vitet e para të karrierës së tij si anësor, duke shpjeguar se si shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të goditur me të dyja këmbët kishin ndikuar në zhvillimin e tij si futbollist, përpara se të kalonte në rolin e sulmuesit qendror.

Portugezi tha se edhe mënyra se si Ronaldo vazhdon ta ruajë formën fizike dhe profesionalizmin në moshën 41-vjeçare i kishte mësuar shumë gjëra të vlefshme.

“Ai më tregoi shumë edhe për fillimet e karrierës së tij si anësor, sa i shpejtë ishte, si i kalonte të gjithë kundërshtarët dhe si mund të gjuante me të dyja këmbët. Më pas u avancua në pozitën e sulmuesit dhe u bë një makinë golash.

“Edhe duke parë rutinën e tij të rikuperimit në moshën 41-vjeçare, kur vazhdon të jetë në nivel kaq të lartë, ai është jashtëzakonisht i përqendruar në gjithçka që bën. Mund vetëm ta falënderoj. Kam mësuar shumë prej tij. Ishte nder të punoja përkrah tij”, përfundoi Conceicao./Telegrafi/

Lexo edhe

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy avionë në aeroportin e Washingtonit, nuk raportohet për të lënduar

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, s’dihet për të lënduar

Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir

Sfidat energjetike në fokus të vizitës së Mickoskit në KRE Manastir