Kishte tri identitete, arrestohet në dalje të Shqipërisë i kërkuari nga Interpol Madrid për vjedhje me dhunë

Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, vijon procedurat për ekstradimin e tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka i drejtohet Kurtit: Unë s’kam vëlla, babai jem nuk jeton më – kush me na mbrojtë neve?

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka i drejtohet Kurtit: Unë s’kam vëlla, babai jem nuk jeton më – kush me na mbrojtë neve?

Man Utd dëshiron Emeryn, por Aston Villa kërkon 24 milionë euro

Man Utd dëshiron Emeryn, por Aston Villa kërkon 24 milionë euro

“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt

“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt