Kina po përballet me plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë, një zhvillim që po shton shqetësimet për ekonominë dhe sistemin e pensioneve.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, Kina ka mbi 223 milionë persona të moshës 65 vjeç e lart, ndërsa numri i fëmijëve deri në moshën 14-vjeçare është rreth 213 milionë.

Popullsia e vendit u zvogëlua për të katërtin vit radhazi më 2025, ndërsa lindshmëria arriti nivelin më të ulët të regjistruar.
Ky ndryshim demografik mund të rrisë presionin mbi pensionet dhe shërbimet shëndetësore, ndërsa numri më i vogël i të rinjve mund të ndikojë në fuqinë punëtore dhe rritjen ekonomike.
Për të nxitur lindshmërinë, autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa mbështetëse për familjet, përfshirë subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve.
Burimi: Dukagjini




