Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

Kim Kardashian “mbyt” me dhurata luksoze koleget e serialit “All’s Fair”

Kim Kardashian ka surprizuar koleget e saj në serialin “All’s Fair” me një sërë dhuratash luksoze pas përfundimit të xhirimeve të sezoneve. Detajet i ka zbuluar aktorja Sarah Paulson, e cila ka treguar se sipërmarrësja nuk është kursyer për t’i gëzuar bashkëprotagonistet, raporton “New York Post”.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të sezonit të parë, Kardashian u dhuroi secilës prej aktoreve nga një çantë të markës Balenciaga. Ndërsa përfundimi i sezonit të dytë u shënua me një tjetër surprizë: ajo i ftoi koleget në dyqanin NikeSkims në Mexico City, ku u lejoi të zgjidhnin çfarëdo produkti që dëshironin.

“Na tha: ‘Merrni çfarë të doni’. Unë zgjodha shumë të brendshme dhe pizhame. Ishin të brendshmet më të mira që kam veshur ndonjëherë”, rrëfeu Paulson në një intervistë.

Megjithatë, surprizat e Kardashian nuk përfunduan me veshje dhe aksesorë luksozë. Ajo u kishte ofruar kolegeve edhe trajtime për fytyrën, si dhe paketa analizash e ekzaminimesh, me vlerë rreth 2,500 dollarë për secilën.

Në serialin “All’s Fair”, të krijuar nga Ryan Murphy, Kim Kardashian interpreton një avokate të specializuar në çështjet e divorceve. Personazhi i saj është frymëzuar nga avokatja që e përfaqëson në jetën reale, Laura Wasser.

Krahas Kardashian dhe Paulson, në kastin e serialit janë edhe aktoret Glenn Close, Niecy Nash, Naomi Watts dhe Teyana Taylor.

Sezoni i dytë i “All’s Fair” nisi transmetimin më 4 nëntor në platformat Hulu dhe Disney+.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

Shqipëria shihet favorite ndaj Finlandës për ndeshjen e sotme

Carys Douglas zgjedh një bluzë transparente me dantella për eventin e Gucci-t në New York

Carys Douglas zgjedh një bluzë transparente me dantella për eventin e Gucci-t në New York

E drejta për t’u përgjigjur: ndërmjet shpejtësisë së lajmit dhe përgjegjësisë së medias

E drejta për t’u përgjigjur: ndërmjet shpejtësisë së lajmit dhe përgjegjësisë së medias