Khloe Kardashian (42) tha në episodin e fundit të podkastit të saj “Khloé in Wonder Land” se e gjen veten në konceptin e demiseksualitetit, dhe gjithashtu pranoi se nuk ka dalë në një takim prej pesë vitesh.

Ajo foli për këtë me mikun e saj të hershëm Simon Huck, i cili ishte i ftuar në episodin e transmetuar më 18 nëntor. Huck i shpjegoi asaj se një demiseksual është dikush që mund të lidhet romantikisht dhe intimisht vetëm me dikë me të cilin ka zhvilluar më parë një marrëdhënie emocionale, duke e bërë pothuajse të pamundur një lidhje njënatëshe për të. Ai shtoi se beson se edhe ajo është kështu.
“Nuk mendoj se kam pasur ndonjëherë një lidhje për një natë. Më kujtohet. Jam një demi?” u përgjigj Khloe.
Ajo shpjegoi se për shkak të përvojave të saj të mëparshme në lidhje, është e vështirë për të që të angazhohet në takime rastësore. Megjithatë, ajo pranoi se i mungojnë disa gjëra. “Dua vetëm që dikush të më puthë ndonjëherë”, tha ajo.
Khloe ka folur më parë hapur për beqarinë e saj në emisionin “Keeping Up with the Kardashians”. Vitin e kaluar, ajo tha se do të mbushte katër vjet pa marrëdhënie seksuale në dhjetor. Marrëdhënia e saj e fundit e njohur ishte me ish-basketbollistin Tristan Thompson, me të cilin ka një vajzë, True, dhe një djalë, Tatum.





