KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt

KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt

KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, në lidhje me rastin e Arlinda Zekaj më datë 26.10.2026 ka adresuar kërkesë urgjente me shkrim për Drejtorin e Njësisë për Inspektim Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive që i ka Njësia, të ndërmerr urgjentisht të gjitha veprimet e nevojshme që lidhur me rastin C.nr. 1300/2026, të shqyrtoj dokumentacionin dhe veprimet e ndërmarra deri më tani nga ana e gjykatës dhe lidhur me të gjeturat, në fund të përgatit një raport për të gjitha veprimet e ndërmarra.

“Inspektimi është realizuar në Gjykatën Themelore Pejë me datë 26/10/2026, puna ekipore është finalizuar me datën: 28.10.2026, duke ndërtuar një dosje fizike me të gjitha materialet e inspektuara dhe shkresat tjera. Raporti final është dorëzuar në Këshill me datë: 28.10.2026”, njofton KGJK.

Sponsor 3M Express

Pas shqyrtimit të te gjitha shkresave të lëndës dhe lidhur me çështjen, rezulton se:

Gjykata më datë 07.09.2026 e ka pranuar Kërkesën për Shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, dhe po këtë ditë e ka regjistruar në regjistrin manual dhe atë elektronit të SMIL, konform rregullave të përcaktuara me akte normative, përkatësisht Rregulloren nr.17/2024 dhe Shtojcën 2.

Me aktvendimin e datës 07.09.2026, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar Urdhrin për Mbrojtje Emergjente për palën e mbrojtur znj. Arlinda Zekaj-Sylaj.

Kundër këtij aktvendimi pala e mbrojtur dhe përfaqësuesi për mbrojtjen e viktimave kanë paraqitur kundërshtim, vetëm lidhur me piken III, të dispozitivit që ka pasur të bëjë me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

Gjykata, duke vendosur sipas kundërshtimit të palës së mbrojtur dhe përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave me aktvendimin C.nr.1300/2026 të datës 16.10.2026, ka vendosur që të aprovohet kërkesa e palës mbrojtëse me saktësisht si në dispozitiv të këtij aktvendim.

Kundër këtij aktvendim nuk është paraqitur ankesë nga palët në këtë rast.

Bazuar në shkresat e lëndës rezulton se, pala mbrojtëse Arlinda Zekaj-Sylaj, gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar Urdhrin për mbrojtje. Të dy këto aktvendime i janë përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutimin e tyre ashtu siç ka qenë e përcaktuar në dispozitiv të aktvendimeve të cituara.

KGJK njofton se me datë 26.10.2026 në ora 8.56, Gjykata ka pranuar Aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, me numër PP/II Nr. 1340/2026, kundër Jeton Sylaj (bashkëshorti i Arlinda Zekaj). Aktakuza në gjykatë është pranuar pas vrasjes së të ndjerës Arlinda Zekajj.

“Aktakuza është regjistruar menjëherë në regjistrin fizik dhe atë elektronik me numër P.nr. 832/2026 dhe sipas numrit unik të SMIL 2026:208789”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

Nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë, pala e mbrojtur Arlinda Zekaj-Sylaj dhe pala përgjegjëse Jeton Sylejman Sylaj (në raport familjar – bashkëshort), dhe në asnjë shkresë të lëndës nuk është përfshirë tani i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes, Albert Sylaj.

KGJK njofton se me datën 17 shtator 2026, znj. Arlinda Zekaj i është drejtuar më kërkesë Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ka shprehur pretendimet se gjyqtari i çështjes ka vendosur kundërligjshëm dhe pas afateve ligjore. Kryetari i Gjykatës në Pejë, po të njëjtën ditë, me datën 17 shtator 2026 i është drejtuar gjyqtarit të çështjes me kërkesë që ta informohet lidhur më çështjen si dhe me veprimet e ndërmarra. Po të njëjtën ditë, gjyqtari i çështjes është përgjigjur në kërkesën e Kryetarit.

“Ndërsa, me datën 20 tetor 2026 Kryetari i Gjykatës me shkresën GJA.nr.197/26 i është përgjigjur Arlinda Zekaj duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata në lidhje me rastin. Sa i përket lajmeve të publikuara në disa media, kinse Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka pranuar kërkesë nga znj. Arlinda Sylaj Zekaj, informojë mediat dhe qytetarët se këto informacione nuk janë të vërteta”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka marr përgjigje me shkrim nga personat përgjegjës në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor se deri më datë 28 tetor 2026, nuk është pranuar asnjë kërkesë nga tani e ndjera Arlinda Zekaj-Sylaj. Kjo është konstatuar duke kontrolluar evidencën nga regjistri fizik i pranimit të të gjitha shkresave të pranuara në zyrën e pranimit të Këshillit, në Sekretariat dhe në postë zyrtare elektronike të KGJK-së.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se është i vendosur që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore me qëllim të zbatimit të drejtë të Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme, pa përjashtuar të gjitha masat eventuale ndaj të gjitha atyre që konstatohet se veprimet ose mos veprimet e tyre janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në komunikatën e KGJK-së.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

Çitaku pas mbledhjes së parë për strategjinë e apelit në Hagë: Po vazhdon angazhimi edhe për ligjin

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

Identifikohet një planet i mundshëm xhuxh që orbiton përtej Plutonit

KGJK sqaron veprimet në rastin e Arlinda Zekajt | Momenti