KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 373-të të mbajtur sot, më 22 tetor 2026, ka marrë vendime për emërimin e gjashtë gjyqtarëve mbikëqyrës në degë të ndryshme të gjykatave themelore në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimeve zyrtare të KGJK-së, emërimet përfshijnë degët e gjykatave në Klinë, Rahovec, Malishevë, Shtërpcë, Skenderaj dhe Vushtrri.

Në kuadër të këtyre vendimeve, gjyqtarë mbikëqyrës janë emëruar:

Blerta Kelmendi – gjyqtare mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë, Dega në Klinë.

Avni Berisha – gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec.

Nehat Qelaj – gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Dega në Malishevë.

Faton Ajvazi – gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dega në Shtërpcë.

Valon Hajdini – gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj.Naim Rekaliu – gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega në Vushtrri.

Këto emërime janë pjesë e vendimeve të marra gjatë mbledhjes së radhës së KGJK-së, institucionit përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Gjyqtarët mbikëqyrës kanë përgjegjësi për koordinimin dhe mbarëvajtjen e punës në degët përkatëse të gjykatave, krahas ushtrimit të funksioneve të tyre gjyqësore, në përputhje me kompetencat e përcaktuara.

Vendimet për emërimin e tyre janë bërë publike përmes njoftimeve të veçanta të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi miraton formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së

Kuvendi miraton formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së

Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë

Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë

Rromir Imami, fotografi shqiptar që po ndërton identitetin e tij artistik në Zvicër: Të përdorë dritën për t’i paraqitur njerëzit në një dritë më të mirë

Rromir Imami, fotografi shqiptar që po ndërton identitetin e tij artistik në Zvicër: Të përdorë dritën për t’i paraqitur njerëzit në një dritë më të mirë