KGJK-ja përfundon raportin për rastin e Arlinda Zekajt: Gjykata i kishte caktuar urdhër mbrojtjeje

KGJK-ja përfundon raportin për rastin e Arlinda Zekajt: Gjykata i kishte caktuar urdhër mbrojtjeje

KGJK-ja përfundon raportin për rastin e Arlinda Zekajt: Gjykata i kishte caktuar urdhër mbrojtjeje

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka përfunduar inspektimin në Gjykatën Themelore në Pejë lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt.

Raporti përfundimtar i inspektimit i është dorëzuar Këshillit më 28 tetor.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës së KGJK-së, Arlinda Zekaj-Sylaj kishte marrë urdhër për mbrojtje emergjente më 7 shtator, ndërsa më 16 tetor gjykata kishte vendosur lidhur me kundërshtimin e saj dhe të përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave. Të dy aktvendimet i ishin përcjellë Policisë së Kosovës për ekzekutim.

KGJK-ja bëri të ditur se aktakuza ndaj Jeton Sylajt, bashkëshortit të Arlindës, ishte pranuar në gjykatë më 26 tetor, pas vrasjes së saj.

Në raport thuhet gjithashtu se Arlinda i ishte drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë më 17 shtator, duke theksuar se gjyqtari i çështjes kishte vendosur në kundërshtim me ligjin dhe jashtë afateve ligjore. Kryetari i gjykatës i ishte përgjigjur asaj më 20 tetor.

KGJK-ja ka mohuar raportimet se kryesuesi i saj kishte pranuar kërkesë nga Arlinda Zekaj, duke thënë se pas verifikimit të regjistrave fizikë dhe elektronikë nuk është gjetur ndonjë kërkesë e tillë deri më 28 tetor.

Këshilli ka bërë të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj çdo personi për të cilin konstatohet se ka vepruar ose nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

Cristiano Ronaldo shpallet fitues i çmimit për Topin e Artë më të mirë, me sezonën e vitit 2008

“Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

“Është gabim”, Kryeziu flet për kthimin e Ligjit për Specialen (VIDEO)

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!