Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur ngushëllime pas rrëzimit tragjik të një helikopteri në Malatya të Turqisë, ku humbën jetën katër pjesëtarë të ushtrisë turke.

Në një reagim publik, KFOR-i ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe Forcat e Armatosura të Turqisë në këtë moment të vështirë.
“Ngushëllimet tona më të sinqerta u shkojnë familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën, si dhe Forcave të Armatosura Turke në këtë kohë pikëllimi të thellë”, thuhet në deklaratën e komandantit të KFOR-it, në emër të gjithë personelit të misionit.
KFOR-i ka theksuar se qëndron pranë Turqisë, duke e cilësuar atë si një aleat të rëndësishëm të NATO-s dhe një shtet kontribuues në misionin në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





