Nëse ndjeni një lidhje të fortë me një burrë, por nuk jeni të sigurt se ku po shkon marrëdhënia, në vend që të pyesni se cilat janë qëllimet e tij, është më mirë t’i kushtoni vëmendje shenjave më të qarta që tregojnë se ai mund të jetë partneri juaj i jetës.

Sipas Marriage.com, një nga shenjat e para është ndershmëria që në fillim. Ji i hapur për ndjenjat e tua dhe kërko atë që dëshiron. Ai nuk tërhiqet për shkak të kësaj, por përpiqet të të bëjë të lumtur.
Nuk është e thënë të pëlqeni të njëjtat filma, muzikë apo hobi. Është më e rëndësishme që të vlerësoni të njëjtat gjëra në jetë dhe të keni qëllime të ngjashme, edhe nëse ndiqni rrugë të ndryshme për t’i arritur ato, dhe që të mbështesni njëri-tjetrin.
Shpirtrat binjakë nuk ikin nga problemet. Ata i zgjidhin mosmarrëveshjet së bashku dhe nëpërmjet tyre bëhen edhe më të afërt. Një partner i tillë sheh potencialin tënd, të inkurajon të jesh një person më i mirë dhe punon me veten.
Dashuria e një shpirti binjak është e pakushtëzuar. Partneri juaj ju pranon me të gjitha pikat tuaja të forta dhe të dobëta, duke përfshirë edhe zakonet e këqija që keni trashëguar nga marrëdhëniet e mëparshme.
Dallimet nuk janë pengesë, por ato që e mbajnë çiftin bashkë. Kështu, një introvert bashkohet me një ekstrovert, dhe një person kursimtar bashkohet me atë që i pëlqen të shpenzojë. Në vend që të luftojnë për supremaci, partnerët i respektojnë këto dallime dhe i bëjnë të ditur njëri-tjetrit se në çfarë janë më të mirë.
Edhe një shpirt binjak nuk është perfekt dhe ndonjëherë do t’ju zhgënjejë. Dallimi është se një partner i tillë do ta pranojë gabimin dhe do të përpiqet ta rregullojë marrëdhënien. /Telegrafi/




