Këta janë gjashtë banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5

Këta janë gjashtë banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5

Këta janë gjashtë banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme.

Sponsor 3M Express

Deri më tani, gjashtë konkurrentë kanë prezantuar veten dhe kanë kaluar pragun e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Banorja e parë është Arlinda Morina, regjisore dhe aktiviste. Ajo u shpreh se fillimisht mund t’i irritojë banorët e tjerë, por beson se më vonë do ta duan.

Pas saj, në shtëpi u prezantua Antoneta Koçi, moderatore dhe gazetare. Ajo tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për shkak se i pëlqen një karrierë dinamike, ndërsa paralajmëroi se nuk do të hezitojë t’u përgjigjet banorëve të tjerë.

Banori i tretë është Nichi, 23-vjeçar i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë. Ai vendosi t’i bashkohet këtij rrugëtimi për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë.

Ndërkohë, këngëtari Bejta është banori i katërt që iu bashkua garës. Në mesin e konkurrentëve është edhe Anjeza Gubetini, moderatore, e cila tregoi se ka hyrë në shtëpi për ta shijuar eksperiencën dhe për t’u argëtuar.

Banori i radhës është Fatlum Dreshaj. Ai jeton në Gjermani dhe është boksier profesionist. Kësaj here, ai do të përballet me një sfidë krejtësisht ndryshe nga ajo e ringut, brenda shtëpisë së BBVK 5.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet rrugëtimi i tyre dhe çfarë dinamikash do të sjellin në këtë edicion. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Valdrina poston foton e vjetër me Valdetin: Gati me shiku BBVK-në me burrë!

Valdrina poston foton e vjetër me Valdetin: Gati me shiku BBVK-në me burrë!

Nga The Voice of Germany në BBVK 5 (VIDEO)

Nga The Voice of Germany në BBVK 5 (VIDEO)

Këta janë gjashtë banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5 | Momenti