Pak para fillimit të sfidës vendimtare që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Simon, ka zbuluar 11-shen startuese me të cilën do të zbresë në fushë ndaj “Dardanëve”.

Trajneri izraelit ka vendosur t’i besojë rreshtimit taktik 5-4-1, duke blinduar mbrojtjen dhe duke lënë të vetëm në majën e sulmit lojtarin Toclomiti.
Formacioni i plotë i Izraelit:
Portier: Da. Peretz (1)
Mbrojtës: Stoinov (13), Nachmias (5), Yehoshuha (17), Shlomo (4), Dasa (2 – Kapiten);
Mesfushorë: Gloukh (11), Azoulay (19), Do. Peretz (8), Abada (20)
Sulmues: Toclomiti (21)
Ndeshja pritet të sjellë emocione të mëdha dhe atmosferë elektrizuese në kryeqytet, me Kosovën që kërkon fitoren para tifozëve të saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





