Kërkuan 10 mijë euro për një rast shpronësimi, dyshohet se ndikuan edhe në punësimin e familjarëve në gjykatë- Cili ishte roli i të dyshuarve?

Katër persona janë ndaluar për 48 orë në një operacion të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat.

Sponsor 3M Express

Në mesin e të ndaluarve janë Emin Plakaj dhe Sulltan Mehmeti, për të cilët Insajderi ka raportuar më herët se janë dy nga katër personat e arrestuar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Plakaj dhe S.J. dyshohet se i kanë kërkuar 10 mijë euro një personi me inicialet M.S., në këmbim të ndikimit në vendimmarrjen e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit, lidhur me një kontest shpronësimi.

Të dëmtuarit dyshohet se i është thënë se 5 mijë euro do t’i jepeshin gjyqtarit që do të merrte vendimin, ndërsa 5 mijë eurot e tjera do të ndaheshin në mënyrë të barabartë mes dy të dyshuarve, Emin Plakajt dhe S.J.

Në rastin tjetër, që lidhet me punësimin në gjykata, Prokuroria dyshon se Emin Plakaj dhe A.D., në cilësinë e zyrtarëve të Gjykatës Themelore në Ferizaj, së bashku me Sulltan Mehmetin, zyrtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kanë ndikuar në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozitën “Zyrtar për Shërbime” në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e konkursit, duke u krijuar favore të padrejta kandidatëve të caktuar, në dëm të kandidatëve të tjerë. Si rezultat, në këtë pozitë dyshohet se është punësuar një familjar i Sulltan Mehmetit.

Prokuroria bën të ditur se Emin Plakaj. dhe S.J. dyshohen për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe pranim të ryshfetit në sektorin privat.

Ndërkaq, A.D. dhe S.M. dyshohen për ushtrim të ndikimit.

Prokuroria thotë se hetimet janë zhvilluar për disa muaj, ndërsa operacioni është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Në njoftim u bë bërë të ditur se të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sonte zgjidhet Miss Universe e re, agjencitë e basteve i shohin përfaqësueset e Kubës dhe Kilit si favorite

Sonte zgjidhet Miss Universe e re, agjencitë e basteve i shohin përfaqësueset e Kubës dhe Kilit si favorite

Ardian Hoxha dhuron 250 mijë dollarë për Fondacionin Rotary dhe themelon Fondin e Përhershëm “Remzi Hoxha”

Ardian Hoxha dhuron 250 mijë dollarë për Fondacionin Rotary dhe themelon Fondin e Përhershëm “Remzi Hoxha”

“Shkatërruesja e sheqerit”, bima tropikale që mund të frenojë dëshirën për ëmbëlsira

“Shkatërruesja e sheqerit”, bima tropikale që mund të frenojë dëshirën për ëmbëlsira