“Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

“Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

“Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

Sponsor 3M Express

Duke folur në Kuvend, Kurti ka thënë se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen që i nevojitej për të shpëtuar jetën.

“Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka përmendur se vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sipas Kurtit, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë për mënyrën se si institucionet i trajtuan denoncimet e viktimës dhe arsyet pse paralajmërimi i saj nuk u pasua me masa konkrete mbrojtëse.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse që të sqarojnë përgjegjësitë për trajtimin e rastit, duke theksuar se çdo shkelje duhet të zbardhet.

I dyshuari për vrasjen, sipas raportimeve të deritanishme, vazhdon të jetë në arrati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

14 ditë protesta në Shqipëri, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

14 ditë protesta në Shqipëri, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Kur shteti nuk dëgjon

Kur shteti nuk dëgjon

“Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt | Momenti