​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mirëqenie Sociale, përfaqësueset e organizatave që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës kanë ngritur shqetësimin për përfundimin e mandatit të procesit të njohjes së statusit të tyre, si dhe kanë kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për këtë kategori.

Sponsor 3M Express

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, ka thënë se procesi i njohjes ligjore të statusit ka filluar në vitin 2018 dhe fillimisht ishte i mandatuar për pesë vjet. Pas angazhimit të organizatave, mandati ishte vazhduar edhe për dy herë nga dy vjet, ndërsa përfundimi i tij pritet në prill të vitit të ardhshëm.

Ajo ka theksuar se legjislacioni aktual nuk parasheh vazhdimin e mëtejmë të këtij mandati vetëm përmes vendimit të Qeverisë, prandaj nevojitet amendamentimi i ligjit.

“Realisht, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës janë njohur me ligj para më shumë se dhjetë vjetësh. Në vitin 2018 ka filluar procesi i njohjes ligjore të statusit të tyre. Ky proces fillimisht ka qenë i mandatuar me ligj për pesë vjet, por ne si organizatë kemi avokuar që ky mandat të zgjatet edhe për dy vjet, e më pas edhe për dy vjet të tjera. Kjo nënkupton se procesi pritet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Megjithatë, ligji nuk e parasheh vazhdimin e këtij mandati dhe duket se nuk ka më mundësi që kjo të bëhet vetëm me vendim të Qeverisë, por nevojitet amendamentimi ligjor”, ka deklaruar Rushiti.

Ndërkaq, lidhur me numrin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Rushiti ka përmendur shifrën prej 20 mijë personash, duke theksuar se kjo shifër nuk buron nga organizatat joqeveritare dhe as nga institucionet shtetërore.

Në të njëjtën mbledhje, Mirlinda Sada, ka kërkuar përkrahje të qëndrueshme institucionale për organizatat që ofrojnë shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo ka bërë të ditur se organizata ofron shërbime juridike, psikologjike dhe gjinekologjike, si dhe përfaqësim për gratë dhe vajzat e mbijetuara, përfshirë këshillime, avokim dhe lobim për përmirësimin e politikave dhe ligjeve, si dhe trajnime për institucionet dhe profesionistët lidhur me trajtimin e stresit dhe traumës.

“Si organizatë, ne ofrojmë shërbime juridike, psikologjike, gjinekologjike, si dhe përfaqësim të grave dhe vajzave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, duke ju ofruar këshillime dhe shërbime të tjera në kuadër të avokimit dhe lobimit për përmirësimin e politikave dhe ligjeve. Gjithashtu, jemi organizatë që ofrojmë trajnime për institucione dhe profesionistë për qasjen ndaj trajtimit të stresit dhe traumës… Gjithashtu, një pikë shumë e rëndësishme që kisha dashur të theksoj është edhe përkrahja e qëndrueshme e organizatave, pasi dihet që vetëm nëse organizatat ofrojnë këto shërbime, mund të mbulohen nevojat e të mbijetuarve para komisionit apo gjykatës”, ka deklaruar Sada.

Pas diskutimeve fillestare, mbledhja e Komisionit për Mirëqenie Sociale ka vazhduar me dyer të mbyllura, ku diskutimet kanë vijuar lidhur me pikat e parapara në rendin e ditës. /KP/

Lexo edhe

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Përfundojnë pas katër orësh bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Hajrizi optimist para Izraelit: Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

​Kërkohet ndryshimi i ligjit për vazhdimin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës | Momenti