Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

Keqpërdorimi i kartelave bankare, kapet një i dyshuar në Prishtinë

Një shtetas i huaj është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të kartelave bankare dhe hyrje të paautorizuar në sisteme kompjuterike.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës, sipas së cilës ndalimi është realizuar në kuadër të veprimeve hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I dyshuari dyshohet se, përmes ndërhyrjeve të paautorizuara në sistemet kompjuterike, ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj, duke kryer blerje të ndryshme përmes platformave online, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

Ai dyshohet për veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 i KPRK, si dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, nga neni 277/D.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes në një lokacion në rajonin e Prishtinës, hetuesit kanë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dokumente që dyshohet se mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Në mesin e materialeve të sekuestruara janë:

Dy kompjuterë;

Dy telefona celularë;

Dy pajisje USB;

Dokumente të ndryshme. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

Pochettino afër ta marrë drejtimin e Manchester United

MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

MINT: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020

Bajrami i kundërpërgjigjet Osmanit, e quan “turiste politike” dhe e akuzon se po gënjen për fondet e vitit 2020