Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Osmani kërkon përgjegjësi nga organizatorët dhe kritikon pushtetin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas lëshimit të një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Osmani ka kritikuar pushtetin për, siç ka thënë, largimin e aleatëve të Kosovës, duke vlerësuar se pasojat e kësaj politike po i bart vendi dhe jo pushtetarët.

Sponsor 3M Express

Ajo ka kërkuar gjithashtu që organizatorët e këtij aktiviteti në BE të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për lëshimin e këngës nacionaliste serbe.

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova. Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda. Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe

Qorrolli: BE-ja duhet t’i kërkojë falje Kosovës për këngën nacionaliste serbe

Përparim Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Anulohet takimi në Athinë

Përparim Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Anulohet takimi në Athinë

“T’kom zemër”, puthje e përqafime mes Arlindës dhe Norës (VIDEO)

“T’kom zemër”, puthje e përqafime mes Arlindës dhe Norës (VIDEO)