Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin suedez. Ish-futbollisti Ken Fagerberg ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, pasi është gjetur i vdekur në shtratin e tij në Ishujt Faroe, ku jetonte prej disa vitesh.

Sponsor 3M Express

Lajmi është konfirmuar nga prindërit e tij për mediat suedeze. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Fagerberg kishte shpërthyer në futbollin suedez me fanellën e Örgryte, ku në vitin 2007 realizoi 12 gola në 22 ndeshje. Më pas kaloi te skuadra daneze e FC Midtjylland, ndërsa gjatë karrierës luajti edhe për Viborg, AC Horsens, Vendsyssel, Assyriska dhe Ljungskile.

Ai e përfundoi karrierën si futbollist në Ishujt Faroe, ku më pas vazhdoi të jetonte dhe punonte si trajner.

Fagerberg kishte përfaqësuar edhe Suedinë në grupmoshat U19 dhe U21.

Babai i tij, Göran Fagerberg, e kujtoi me fjalë prekëse: “Ishte njeriu më i mirë në botë dhe kishte zemër prej ari”.

Lexo edhe

Kurti udhëton drejt Brukselit, përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Kurti udhëton drejt Brukselit, përfaqëson Kosovën në Samitin BE–Ballkani Perëndimor

San Marino shndërrohet në një përrallë Krishtlindjesh, nisin festimet më 28 nëntor

San Marino shndërrohet në një përrallë Krishtlindjesh, nisin festimet më 28 nëntor

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias