Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24 tetor, rreth orës 00:15, për shkak të problemeve teknike të evidentuara.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja do të realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet e mundshme dhe garantimit të sigurisë gjatë operimit.
Korporata ka bërë të ditur se ekipet profesionale dhe teknike janë në gatishmëri për të nisur punimet e sanimit sapo të krijohen kushtet e nevojshme.
Bazuar në vlerësimet aktuale, KEK-u pret që punimet të përfundojnë gjatë fundjavës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




