KEK-u mohon “kolapsin energjetik” pas ndaljes së njësisë B2, tregon kur kthehet në operim

KEK-u mohon “kolapsin energjetik” pas ndaljes së njësisë B2, tregon kur kthehet në operim

KEK-u mohon “kolapsin energjetik” pas ndaljes së njësisë B2, tregon kur kthehet në operim

Njësia B2 e Termocentralit Kosova B pritet të rikthehet në operim mëngjesin e së hënës, më 26 tetor. Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, pas ndaljes së njësisë për shkak të një defekti teknik.

Sponsor 3M Express

Sipas KEK-ut, sanimi i defektit po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar dhe pritet të përfundojë të dielën në mbrëmje.

“Sipas vlerësimeve aktuale dhe dinamikës së punimeve, sanimet pritet të përfundojnë deri të dielën në mbrëmje, ndërsa rikthimi i njësisë B2 në operim parashihet të realizohet mëngjesin e së hënës, më 26 tetor 2026, pra brenda një periudhe prej rreth dy ditësh nga ndalja e kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Korporata ka kundërshtuar cilësimin e kësaj ndaljeje si “kolaps energjetik” dhe parashikimet për humbje milionëshe. Sipas saj, këto vlerësime nuk mbështeten në të dhëna dhe analiza të verifikuara.

KEK-u thekson se defekte teknike mund të paraqiten në çdo termocentral, përfshirë ato me teknologji më të re.

Në njoftim vlerësohet angazhimi i ekipeve teknike dhe punonjësve për sanimin e defektit dhe vazhdimësinë e prodhimit të energjisë elektrike.

Korporata shprehet se mirëpret kritikat konstruktive dhe interesimin e mediave, duke kërkuar raportim mbi fakte të verifikuara.

Para dy ditësh, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) bëri të ditur se për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës