Keku me portokall është një ëmbëlsirë klasike, e thjeshtë për t’u përgatitur dhe perfekte për mëngjes apo për ta shoqëruar me një filxhan kafeje. Aroma e freskët e portokallit dhe tekstura e butë e bëjnë këtë kek një zgjedhje të mrekullueshme për të gjithë familjen.

Përbërësit
3 vezë
180 g sheqer
120 ml vaj
150 ml lëng portokalli i freskët
Lëkura e grirë e 1 portokalli
250 g miell
1 pako pluhur pjekës (rreth 10–12 g)
1 pako vanilje
Një majë luge kripë
Sheqer pluhur për dekorim (sipas dëshirës)
Mënyra e përgatitjes
Në një enë rrihni vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e çelët dhe kremoze, më pas shtoni vajin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. Përziejini mirë dhe shtoni miellin e situr, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën, duke i përzier derisa të krijohet një brumë homogjen, shkruan living.al.
Hidheni masën në një tavë të lyer me pak vaj dhe miell dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180°C për rreth 35–45 minuta, derisa keku të marrë ngjyrë të artë dhe një kunj druri të dalë i pastër kur e shponi në qendër. Pasi të ftohet, spërkateni me sheqer pluhur dhe, nëse dëshironi, zbukurojeni me feta të holla portokalli.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




