Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 ka vlerësuar pozitivisht punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), duke theksuar pavarësinë dhe efikasitetin e saj në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas raportit, Kosova ka harmonizuar në masë të madhe kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Po ashtu, raporti vlerëson miratimin e legjislacionit sekondar në këtë fushë, si dhe përmirësimin e ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe subjekteve private për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale.
Komisioni Evropian ka theksuar gjithashtu rëndësinë e konsultimit sistematik me Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë hartimit të legjislacionit që lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale.
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 është publikuar në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Raporti i plotë: https://enlargement.ec.europa.eu/kosovo-report-2026_en
Burimi: Insajderi




