Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës

Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës

Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës

Lone’er Kavanagh, bëri një deklaratë të fortë në garën për titullin e peshës flutur në UFC, duke mposhtur Ramazan Temirov me nokaut teknik në raundin e parë, në eventin UFC 333 në Abu Dhabi.

Sponsor 3M Express

Kavanagh e përfundoi luftën në fund të raundit të parë, pas një uppercut-i të saktë që e tronditi Temirov, përpara se ta rrëzonte me një seri goditjesh pasuese. Pas triumfit, britaniku e bëri të qartë ambicien e tij, duke kërkuar përballjen për titull kundër kampionit Joshua Van.

Megjithatë, britaniku do të duhet të presë për shansin e tij, pasi UFC po në këtë mbrëmje, përmes promos ekskluzive, zyrtarizoi përballjen e radhës për titullin e këtij divizioni.

Joshua Van do ta mbrojë titullin në peshat deri 57kg kundër Manel Kape në UFC 336, që do të zhvillohet më 30 janar 2027, në “Scotiabank Arena” të Torontos, Kanada. Për Kape, kjo do të jetë mundësia e parë për t’u bërë kampion i UFC, ndërsa Van synon të vazhdojë mbretërimin e tij në një divizion gjithnjë e më konkurrues.

UFC 336 do të jetë eventi i parë i numëruar i organizatës për vitin 2027 dhe do të përfshijë gjithashtu një tjetër përballje për titull: Carlos Prates dhe Michael Morales, që do të luftojnë për brezin e përkohshëm të peshës gjysmë të mesme. Kjo e bën eventin e Torontos një mbrëmje me dy tituj në lojë dhe me rëndësi të veçantë për disa nga divizionet më interesante të UFC.

Për Kavanagh, rruga drejt titullit mbetet e hapur, por jo e menjëhershme. Mirëpo, fitorja bindëse ndaj Temirov, që ishte i pamposhtur në UFC, e forcon pozitën e tij në garën për majën e divizionit, ndërsa fituesi i duelit Van–Kape mund të bëhet objektivi i radhës për britanikun, nëse vazhdon të fitojë dhe siguron një pozicion të favorshëm në renditje.

Lexo edhe

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

Kavanagh shkatërron Temirov me nokaut, por Van tashmë ka kundërshtarin e radhës | Momenti