Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Katër superpërballje në basketbollin kosovar, Trepça-Bashkimi në qendër të vëmendjes këtë fundjavë

Basketbolli kosovar rikthehet këtë fundjavë me katër përballje interesante në kuadër të xhiros së dhjetë të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Ndeshjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, me skuadrat që synojnë rezultate pozitive në vazhdim të garës.

Programi i së shtunës nis nga ora 17:00, me përballjen ndërmjet Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Ndërkaq, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të jetë nikoqir i Borës, në një duel ku skuadra prishtinase shihet si favorite.

Vëmendja të dielën do të jetë te përballja ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, e cila zhvillohet nga ora 17:00 dhe pritet të sjellë rivalitet të fortë mes dy skuadrave.

Xhiroja e dhjetë do të mbyllet me duelin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës, që nis nga ora 19:30.

Kështu, tifozët e basketbollit do të kenë një fundjavë të mbushur me emocione dhe katër përballje në elitën e basketbollit kosovar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë