Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj katër shoferëve në Ferizaj, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar më 27 dhe 28 nëntor 2026, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Nga testimi i realizuar nga zyrtarët policorë, shoferët kanë rezultuar me nivele të ndryshme të alkoolit në gjak.

Shoferi me inicialet SH.S., 51 vjeç, i cili drejtonte një veturë Mercedes, ka rezultuar me 1.85 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Ndërkaq, A.S., 42 vjeç, i cili drejtonte një veturë VW Golf, ka rezultuar me 1.54 promilë alkool. Atij i është shqiptuar gjobë prej 400 eurosh, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim i drejtimit të automjetit.

Dy shoferët e tjerë, L.Z., 37 vjeç, me veturë BMW, dhe O.S., 47 vjeç, me veturë Ford, kanë rezultuar përkatësisht me 0.93 dhe 0.63 promilë alkool në gjak.

Të dy janë dënuar me nga 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe nga tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik./tELEGRAFI/

Lexo edhe

Fillim dramatik në ndeshjen Deportivo A Coruna-Barcelona

Fillim dramatik në ndeshjen Deportivo A Coruna-Barcelona

Formacionet zyrtare: Arsenali ka rastin e artë për t’u shkëputur në krye ndaj Man Cityt

Formacionet zyrtare: Arsenali ka rastin e artë për t’u shkëputur në krye ndaj Man Cityt

Filipçe publikon fotografi nga Spitali i Shtipit: Ka para për tendera kriminalë, por nuk ka për kujdes shëndetësor

Filipçe publikon fotografi nga Spitali i Shtipit: Ka para për tendera kriminalë, por nuk ka për kujdes shëndetësor