Katër gola por pa fitues, Arsenali dhe Man City ndajnë pikët

Katër gola por pa fitues, Arsenali dhe Man City ndajnë pikët

Katër gola por pa fitues, Arsenali dhe Man City ndajnë pikët

Arsenali dhe Manchester City janë pajtuar me nga një pikë në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.

Sponsor 3M Express

Dy skuadrat angleze zhvilluan paraqitje shumë të barabartë, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2.

Arsenali kaloi herët në epërsi falë Kai Havertz, mirëpo u anulua shpejtë nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte Erling Haaland që e zhbllokoi epërsinë me një goditje të bukur (34’).

Sidoqoftë, gjashtë minuta më vonë, Arsenali krijoi një aksion shembull, me Tzolis që harkoi te Mikel Merino dhe ky i fundit ia pasoi Kai Havertz, i cili realizoi me kokë (40’).

Man City e nisi më mirë për të rikthyer epërsinë falë Enzo Fernandez që shënoi gol të bukur pas asistimit të Ayyoub Bouaddi (48’).

Arsenali pastaj kishte dy raste të arta me Viktor Gyokeres, por që suedezi dështoi t’i finalizonte.

Skuadra londineze megjithatë arriti të kthehet në lojë sërish, këtë herë me Jurrien Timber që shënoi me kokë (83’).

City ndërkohë kërkoi edhe një penallti në fund për të pretenduar një prekje të topit me dorë nga Gyokeres, sidoqoftë VAR-i vendosi të kundërtën.

Kësisoj, Arsenali ka 29 pikë, gjashtë mbi Man Cityn që zë pozitën e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Barazojnë Arsenal dhe Manchester City

Barazojnë Arsenal dhe Manchester City

Lakra apo lulelakra, cila është më e mirë për shëndetin e zorrëve? Nutricionistët kanë përgjigjen

Lakra apo lulelakra, cila është më e mirë për shëndetin e zorrëve? Nutricionistët kanë përgjigjen

Harroni uthullën dhe sodën e bukës – ky truk i thjeshtë me oriz largon shtresën gëlqerore nga çajniku

Harroni uthullën dhe sodën e bukës – ky truk i thjeshtë me oriz largon shtresën gëlqerore nga çajniku