Katër gola e tri asistime, Albion Kurtaj po shpërthen në Ligën e Parë: Luftojmë që ta kthejmë Lirinë aty ku e ka vendin

Liria e Prizrenit po bën të pamundurën për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës, kështu ka deklaruar lojtari më në formë – Albion Kurtaj në një intervistë për Telegrafin.

Sponsor 3M Express

Pas 10 xhirove të zhvilluara, skuadra e Ismet Munishit ka shtatë fitore, dy barazime si dhe pësuar vetëm një humbje në proces.

Kurtaj, që ka realizuar katër gola e dhuruar tri asistime në proces për Telegrafi thotë suksesi ka ardhur si pasojë e punës së madhe të tërë ekipit.

“Fillimisht jam shumë i kënaqur me formën që po kalon e gjithë skuadra. Pastaj, forma individuale vjen si rezultat i punës ekipore që e bëjmë çdo ditë’.

“Realisht e kemi pritur këtë start të mirë duke marrë parasysh se kemi një kryesi dhe një staf trajnerësh të cilët kanë punuar që nga dita e parë e stërvitjeve në maksimum për t’i arritur këto rezultate”.

Anësori shtoi se Liria po i mungon elitës së futbollit kosovar, mirëpo është në dijeni se promovimi nuk do të jetë aspak i lehtë shkaku i garës së madhe në divizionin e dytë.

“Liria është skuadër që do t’i jepte hijeshi Superligës së bashku me tifozërinë Arpagjikët. Ka ardhur koha që Liria të kthehet në elitë, megjithëse duhet shumë punë për të arritur tek objektivi”.

“Liga e Parë ka ngritur cilësinë e viteve të fundit. Ne po fokusohemi ndeshje pas ndeshje dhe nuk duam ta nënvlerësojmë asnjë skuadër. Do të ketë shumë skuadra deri në fund që do të luftojnë për t’u ngjitur në Superligë”.

Gjatë verës, Kurtaj kishte disa oferta në tavolinë por në fund zgjodhi Lirinë. I pyetur se pse vendosi, ai shtoi se projekti i skuadrës nga Prizreni luajti rolin kyç.

“Pas takimit me presidentin dhe drejtorin e klubit më shfaqën projektin, organizimin kështu nuk e kisha të vështirë të vazhdoja. Kam kaluar një sezon fantastik me Lirinë, më kanë bërë të ndihesha si në shtëpi prandaj edhe vendosa të mos ua kthej shpinën. Tash të punojmë ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin”, nënvizoi Kurtaj.

Aktualisht, Liria e zë pozitën e dytë me 23 pikë një më pak se lideri Prishtina e Re, por kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të zhvilluar./Telegrafi/

Lexo edhe

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

Apple nxjerr telefonin e parë të palosshëm, “iPhone Duo” kushton afro 2,000 dollarë

Apple nxjerr telefonin e parë të palosshëm, “iPhone Duo” kushton afro 2,000 dollarë

Shearer mbron Carrickun: Problemet e Unitedit janë shumë më të thella

Shearer mbron Carrickun: Problemet e Unitedit janë shumë më të thella