Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik dhe të mediave, pasi është parë duke mbërritur në stadium me një veturë që mban targat e Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në pamjet e bëra virale, shihet automjeti luksoz i futbollistit i pajisur me regjistrim të rajonit të Ferizajt me kodin “05” një lidhje kjo e ngushtë me partneren e tij, reperen e njohur shqiptare Loredana Zefi, e cila është me prejardhje nga ky qytet, transmeton Klankosova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që Adeyemi udhëton drejt ambienteve sportive me veturë të regjistruar në Kosovë.

Prania e targave të Kosovës në automjetin e futbollistit ka ngjallur sërish reagime dhe komente të shumta pozitive nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë vlerësuar këtë detaj.

Edhe këtë herë, mbërritja e tij në stadium me simbolet e Kosovës u filmua nga kamerat dhe tifozët e pranishëm, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të komentuara të ditës.

Lexo edhe

Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë

Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë