Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture shfaqet “befasisht” edhe dora e këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri.

Aktorja shihet duke publikuar një moment nga vetura në rrugët e Prishtinës, ndërsa në një pjesë të videos vërehet edhe dora e këngëtarit, i cili duket se ndodhet pranë saj. Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është fakti se Su Burcu Yazgi Coskun dhe Butrint Imeri ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëri prej tyre për natyrën e raportit mes tyre, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje apo thjesht për një takim miqësor.
Su Burcu Yazgi Coskun është njëra nga aktoret turke më të dashura për publikun, ndërsa famën e madhe e ka arritur me rolin e Asiye Eren në serialin e njohur “Kardeslerim”.
Përveç suksesit në aktrim, ajo ka edhe një lidhje familjare me shqiptarët. Në një intervistë të mëparshme, aktorja ka treguar se nëna e saj është me origjinë shqiptare dhe se në familjen e tyre ruhen tradita, veshje dhe ushqime shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




