Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda

Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda

Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda

Një incident mes dy pilotëve të Ferrarit, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ka shkaktuar tensione gjatë Çmimit të Madh të Las Vegasit, në një garë të fituar nga Max Verstappen.

Sponsor 3M Express

Përplasja ndodhi në xhiron e 38-të, nga gjithsej 50 xhiro, kur Leclerc tentoi ta parakalonte Hamiltonin nga pjesa e brendshme e pistës, por përfundoi duke goditur makinën e shokut të skuadrës dhe duke e rrotulluar atë.

Si pasojë e kontaktit, Hamilton humbi disa pozicione, ndërsa Leclerc u ndëshkua me 10 sekonda penalizim, pasi drejtuesit e garës e konsideruan përgjegjës për incidentin.

Tensionet mes dy pilotëve ishin vërejtur edhe para përplasjes. Hamilton, i cili po tentonte të parakalonte Oscar Piastrin, kërkoi përmes radios që ekipi ta paralajmëronte Leclercun dhe t’i hapte rrugë.

“A mund t’i thuash të largohet? Po përpiqem t’i kap ata që janë përpara”, dëgjohet t’i thotë Hamilton inxhinierit të tij.

Nga ana tjetër, edhe Leclerc kishte shprehur pakënaqësi me mënyrën se si po garonte britaniku.

“Ai duhet të jetë i kujdesshëm me atë hapësirë të fundit, sepse kjo nuk do të përfundojë mirë”, ishte shprehur piloti nga Monako.

Pavarësisht incidentit, Hamilton arriti ta përfundonte garën në vendin e shtatë, ndërsa Leclerc u rendit i dhjeti. Britaniku kishte marrë edhe një penalizim prej 10 sekondash më herët gjatë garës, për shkak të daljes nga pista gjatë tentimit për ta parakaluar Lando Norrisin.

Ky nuk është incidenti i parë mes dy pilotëve të Ferrarit gjatë këtij sezoni. Ata kanë pasur mosmarrëveshje edhe në Çmimet e Mëdha të Italisë dhe Meksikës, pas të cilave drejtuesi i ekipit, Fred Vasseur, kishte zhvilluar bisedime me të dy.

Përplasja në Las Vegas e përkeqësoi edhe më shumë fundjavën e Ferrarit, që kishte kaluar një periudhë të vështirë edhe në kualifikime, ku Leclerc dhe Hamilton ishin eliminuar në pjesën e dytë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Meksika përfshihet nga dhuna pas arrestimit të bosit të drogës, 11 të vdekur

Meksika përfshihet nga dhuna pas arrestimit të bosit të drogës, 11 të vdekur

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Rektori i UP-së u përgjigjet studentëve, zotohet për rishikimin e programeve dhe adresimin e problemeve me kodin QR

Rektori i UP-së u përgjigjet studentëve, zotohet për rishikimin e programeve dhe adresimin e problemeve me kodin QR