Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përplasje fizike mes deputetëve

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përplasje fizike mes deputetëve

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, përplasje fizike mes deputetëve

Tensione të forta, kaos dhe përplasje fizike janë shënuar në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku situata ka eskaluar gjatë hedhjes në votim të rendit të ditës nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

Në momentin kur Peleshi ka hedhur në votim rendin e ditës, deputetët e Partisë Demokratike kanë tentuar t’u marrin kartonët e votimit deputetëve socialistë, veprim që ka nxitur përplasje fizike mes përfaqësuesve të dy palëve.

Sponsor 3M Express

Për shkak të situatës së tensionuar, në sallën e Kuvendit ka ndërhyrë Garda e Republikës, në përpjekje për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të përplasjeve.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit Niko Peleshi për qetësi, tensionet kanë vazhduar. Deputetët demokratë kanë hedhur shishe uji, letra dhe sende të tjera në drejtim të Peleshit dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përplasjet dhe incidentet kanë shoqëruar zhvillimin e seancës plenare, duke e kthyer sallën e Kuvendit në një skenë kaosi, ndërsa thirrjet e kryeparlamentarit për qetësi nuk kanë arritur t’i ndalin menjëherë tensionet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi miraton formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së

Kuvendi miraton formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së

Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë

Historike: UBT sjell për herë të parë Kongresin Evropian të Cilësisë në Kosovë

Rromir Imami, fotografi shqiptar që po ndërton identitetin e tij artistik në Zvicër: Të përdorë dritën për t’i paraqitur njerëzit në një dritë më të mirë

Rromir Imami, fotografi shqiptar që po ndërton identitetin e tij artistik në Zvicër: Të përdorë dritën për t’i paraqitur njerëzit në një dritë më të mirë