Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

Një seancë e Parlamentit të Armenisë u shndërrua në përleshje fizike të enjten, ku deputetët shkëmbyen grushte, hodhën karrige dhe përmbysën tavolina. Disa ligjvënës mbetën të lënduar, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë u bë e domosdoshme për të qetësuar situatën.

Sponsor 3M Express

Përplasja ndodhi mes deputetëve të partisë në pushtet, “Kontrata Civile”, të kryeministrit Nikol Pashinyan, dhe opozitës “Armenia e Fortë”, gjatë debatit për një emërim në Dhomën e Auditimit, institucion që mbikëqyr shpenzimet publike, shkruan abcnews.al.

Tensionet nisën pas akuzave për korrupsion dhe komenteve personale ndaj familjes së një përfaqësuesi të opozitës. Debati u përshkallëzua shpejt në dhunë, ndërsa disa deputetë u panë duke goditur dhe shtyrë njëri-tjetrin. Për shkak të lëndimeve, në Parlament u thirr edhe një autoambulancë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet