Arsenali kaloi i pari në epërsi me golin e Eberechi Ezes në minutën e 25-të, por bavarezët reaguan shpejt, duke barazuar shifrat përmes Alphonso Daviesit.
Më pas, Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë Bayernit. Megjithatë, kur fitorja dukej pranë për skuadrën vendase, Declan Rice shënoi golin e barazimit për Arsenalin, duke bërë që të dyja skuadrat të ndanin pikët.

Pas ndeshjes, Kane deklaroi për UEFA-n se rezultati ishte pasqyrim i drejtë i asaj që u pa në fushë, ndonëse Bayerni mund të kishte bërë më shumë për ta siguruar fitoren.
“Besoj se zhvilluam një paraqitje të mirë. Në përgjithësi, barazimi ishte rezultat i drejtë. Megjithatë, mendoj se nuk bëmë mjaftueshëm gjëra siç duhej për të fituar ndeshjen”, u shpreh sulmuesi anglez.
Ai u ndal edhe te kontributi i tij në lojë, duke vlerësuar asistimin që ndihmoi Bayernin të rikthehej në ndeshje, por theksoi se skuadrës i mungoi vazhdimësia gjatë 90 minutave.
Kane foli gjithashtu për mundësinë e fitimit të Topit të Artë, duke e cilësuar një arritje të jashtëzakonshme, por pranoi se tashmë gjithçka varet nga votimi, i cili sipas tij kishte përfunduar prej kohësh.
“Do të ishte e jashtëzakonshme ta fitoja. Votimi ka përfunduar prej kohësh, kështu që nuk mund të bëj asgjë tjetër përveçse të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Kane.
Barazimi 2-2 bëri që Bayerni dhe Arsenali ta mbyllnin përballjen me nga një pikë, pas një ndeshjeje të luftuar deri në minutat e fundit.
Burimi: RTKLive




