Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur

Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur

Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka komentuar reagimet e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas humbjes së tij dhe të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke kritikuar retorikën e tij ndaj kundërshtarëve politikë dhe lëvizjes studentore.

Në një intervistë, Kandiq ka thënë se, ndonëse fillimisht Vuçiq e kishte pranuar humbjen me një ton të përmbajtur, vetëm pak ditë më vonë kishte vazhduar me deklarata përmes të cilave kundërshtarët e tij politikë i paraqiste si kërcënim për Serbinë, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Ajo ka rikujtuar se gjatë fushatës parazgjedhore, Vuçiq i kishte cilësuar studentët si zbatues të agjendave të të tjerëve, duke lënë të kuptohej se pas lëvizjes së tyre qëndronin aktorë të tjerë politikë.

“Lëvizja studentore dhe qytetare u vendos në një nivel kombëtar, përkatësisht nacionalist, për të treguar se Serbia është në rrezik të madh dhe se do të merret nga mercenarët. Toni i tij kur e pranoi humbjen ishte shumë i përmbajtur, por më pas erdhi Aleksandar Vuçiq. Pas dy apo tri ditësh u pa se tek ai mbizotëroi thirrja për mobilizim”, ka thënë Kandiq.

Ajo ka vlerësuar se Vuçiq po përpiqet të krijojë një realitet të ri për anëtarësinë e Partisë Progresive Serbe (SNS), duke i paraqitur zhvillimet pas zgjedhjeve si një moment të përkohshëm dhe duke pretenduar se kundërshtarët e tij synojnë ta marrin pushtetin për ta çuar Serbinë në një drejtim të gabuar.

“Gjithçka që ka ndodhur paraqitet sikur të jetë vetëm një moment. Ai flet sikur të gjithëve u është e qartë se pushtetin synojnë ta marrin ata që janë kundër Serbisë, ndërsa ai dhe SNS-ja do të organizohen për ta kthyer Serbinë në rrugën e duhur”, ka deklaruar ajo.

“Zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur”

Duke folur për veprimet politike të Vuçiqit pas humbjes në zgjedhje, Kandiq ka shprehur dyshime nëse ai ka ende fuqinë për të mobilizuar një numër të madh përkrahësish.

Ajo e ka krahasuar retorikën e tij me atë të politikanit radikal Vojisllav Sheshel, duke thënë se nuk pret që thirrjet e Vuçiqit për organizim të marrin mbështetjen e dikurshme.

“Është vështirë të vlerësohet nëse ky është ai Aleksandar Vuçiqi i zemëruar, nëse po mendon në mënyrë radikale, ashtu siç do të vepronte Shesheli, që edhe si opozitë të jetë po aq helmues sa ishte në pushtet. Mendoj se ai nuk e ka më atë fuqi. Nga SNS-ja ka krijuar një strukturë që nuk përbëhet më nga qytetarë që i ndjekin faktet. Ata kanë shkuar pas sanduiçëve, pozitave dhe pagave për mosangazhim”, ka thënë Kandiq.

Ajo ka shtuar se, sipas saj, nuk ekziston më një numër i madh anëtarësh të SNS-së dhe pensionistësh që do t’i përgjigjeshin thirrjes së Vuçiqit për t’u organizuar dhe për ta kthyer Serbinë në atë që ai e quan rrugën e duhur.

“Kjo është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur. Gjithçka tjetër tani duhet të marrë një drejtim të ri”, ka deklaruar ajo.

Kandiq ka folur edhe për largimin e grafiteve dhe muraleve kushtuar personave të dënuar për krime lufte, duke e cilësuar këtë si një zhvillim me rëndësi.

“Është një përparim i madh fakti që po fshihen grafitet dhe muralet e personave të dënuar për krime lufte. Është e rëndësishme të shihet se kjo është një shpresë e re”, ka thënë ajo.

Ajo ka përshkruar edhe reagimet e përkrahësve të Vuçiqit pas zgjedhjeve, duke thënë se disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në parti thuhet se nuk e dinin paraprakisht se ai do ta pranonte humbjen.

Sipas Kandiqit, organizimi i tyre pas rezultatit zgjedhor ishte i dukshëm, ndërsa në paraqitjet publike përpiqeshin të jepnin mesazhin se nuk do ta lejonin Serbinë të dështonte.

“Duartrokasin, qeshin, sikur nesër Presidenca e Serbisë do të jetë përsëri hapësira e tyre, sikur të gjitha 25 tabloidët do të fillojnë sërish të transmetojnë gjithçka, sikur të mos e shohin se disa prej tyre tashmë nuk po i transmetojnë edicionet informative”, ka përshkruar ajo situatën.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Fatjonë Krasniqi hyn në BBVK 5, tregon vijën e kuqe: Tradhtinë nuk e toleroj!

Fatjonë Krasniqi hyn në BBVK 5, tregon vijën e kuqe: Tradhtinë nuk e toleroj!

Kush nga banorët po u rrëmben vëmendjen opinionistëve?

Kush nga banorët po u rrëmben vëmendjen opinionistëve?

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur | Momenti