‘Kam miliona, s’kam nevojë të punoj’, babai i Yamalit ndez rrjetet sociale

‘Kam miliona, s’kam nevojë të punoj’, babai i Yamalit ndez rrjetet sociale

‘Kam miliona, s’kam nevojë të punoj’, babai i Yamalit ndez rrjetet sociale

Nasraoui, i cili ka më shumë se 1.4 milionë ndjekës në Instagram, ka reaguar ndaj kritikave të disa përdoruesve, të cilët i kanë sugjeruar të punojë. Përgjigjja e tij ka nxitur diskutime të shumta në internet, duke rikthyer vëmendjen te sjellja e tij publike.

“Unë nuk kam nevojë të punoj, djalosh. Nuk kam nevojë të punoj, sepse kam miliona, falë Zotit”, ka deklaruar ai.

Sponsor 3M Express

Kjo përgjigje ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërsa një pjesë e ndjekësve kanë shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës se si babai i futbollistit u përgjigjet kritikave.

Fama e Mounir Nasraouit është rritur ndjeshëm paralelisht me suksesin e djalit të tij, Lamine Yamalit, i cili është shndërruar në një prej futbollistëve më të spikatur të Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle.

Megjithatë, prania e shpeshtë e Nasraouit në rrjetet sociale dhe deklaratat e tij publike kanë ngjallur vazhdimisht debate. Disa tifozë të Yamalit kanë kritikuar qëndrimet e të atit, duke e konsideruar sjelljen e tij të papërshtatshme përballë vëmendjes së madhe mediatike që rrethon talentin e ri.

Kjo nuk është hera e parë që Mounir Nasraoui bëhet temë diskutimi në rrjetet sociale, ku çdo deklaratë e tij tërheq interes të madh për shkak të famës ndërkombëtare të djalit të tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

‘Kam miliona, s’kam nevojë të punoj’, babai i Yamalit ndez rrjetet sociale | Momenti