Kaltrina Maloku boton romanin “Inter Nos”, së shpejti në libraritë e vendit

Kaltrina Maloku boton romanin “Inter Nos”, së shpejti në libraritë e vendit

Kaltrina Maloku boton romanin “Inter Nos”, së shpejti në libraritë e vendit

Romani “Inter Nos” tashmë është botuar nga autorja, Autorja Kaltrina Maloku dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për lexuesit në libraritë e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, vet autorja Maloku, e cila theksoi se historia e Hanës tashmë po bëhet pjesë e lexuesve.

“Nuk është më vetëm një histori mes Hanës dhe jetës së saj. Romani tashmë është botuar dhe në ditët në vijim do të jetë i disponueshëm në libraritë e vendit”, ka shkruar autorja.

Me këtë rast, Maloku ka shprehur mirënjohje për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Turizmit për mbështetjen financiare në realizimin e projektit.

Ajo ka falënderuar gjithashtu Kimete Kasumin dhe Berat Armagedonin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të botimit.

Romani “Inter Nos” pritet të dalë në libraritë e vendit në ditët në vijim, duke iu ofruar lexuesve një vepër të re nga autorja Kaltrina Maloku. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE: Të hetojë

Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE: Të hetojë

Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij

Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij