Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi

Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi

Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka vizituar zyrat e Shoqatës së Pensionistëve në Gjilan. Ajo është prit nga kryetari I pebsionistëve Metush Dubova dhe kryetarja e pennsiojistëve Gynai Bajrami.

“Pas renovimit të zyrave, kemi përfunduar edhe inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të tyre”, tha Mimoza Kadriu. Drehtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se kështu, po realizohet edhe një premtim i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për krijimin e kushteve më të mira për pensionistët tanë.

Sponsor 3M Express

“Tashmë, edhe aktivi i grave pensioniste dhe pensionistët në përgjithësi do të kenë hapësirat e tyre, ku mund të kalojnë kohën e lirë, të organizojnë aktivitete dhe të ruajnë lidhjet shoqërore”, tha Kadriu. Drejtoresha shtoi se kujdesi për moshën e tretë nënkupton respekt për përvojën, dinjitetin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi që pensionistët tanë të kenë hapësira të përshtatshme dhe mundësi për një jetë aktive e dinjitoze”, tha drejtoresha Kadriu.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Halil Syla

Ndahet nga jeta polici nga Podujeva, Halil Syla

Konjufca: Do ta mbrojmë të vërtetën e luftës çlirimtare në arenën ndërkombëtare

Konjufca: Do ta mbrojmë të vërtetën e luftës çlirimtare në arenën ndërkombëtare

Konjufca: Ish-krerët e UÇK-së do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në betejën e apelit

Konjufca: Ish-krerët e UÇK-së do ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit në betejën e apelit