Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës

Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke thënë se institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimin në mbrojtjen e saj.

Sponsor 3M Express

Duke folur në Kuvend, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e Arlindës, ndërsa ka kritikuar eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas saj, po përpiqen ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia institucionale.

“Përgjegjësia është e këtyre njerëzve prapa këtu, e Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj nga foltorja, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka kërkuar shkarkime dhe llogaridhënie në hierarkinë institucionale, duke theksuar se Arlinda u ishte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve për ndihmë.

“Jepni përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, shkarkime për njerëzit dhe për gjithë hierarkinë, sepse Arlinda i është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve. Përgjegjësia është e juaja, Qeveri, dhe ministrave tuaj”, ka thënë Kadrijaj.

Lexo edhe

Lamine Yamal mbërrin në ceremoninë e “Topit të Artë” me partneren

Lamine Yamal mbërrin në ceremoninë e “Topit të Artë” me partneren

Mësimdhënësi në gjykatë: Tregoi shkeljet – humbi punën, paditi DKA-në (VIDEO)

Mësimdhënësi në gjykatë: Tregoi shkeljet – humbi punën, paditi DKA-në (VIDEO)

United përgatit shkarkimin e Michael Carrick, Nagelsmann dhe Howe në listën e pasuesve

United përgatit shkarkimin e Michael Carrick, Nagelsmann dhe Howe në listën e pasuesve

Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës | Momenti