Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar se opozita në Kosovë nuk ka arritur të përfitojë politikisht nga rënia e përqindjes së mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), duke theksuar se qytetarët vazhdojnë të jenë pa një alternativë politike.

E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Kadaj-Bujupi ka thënë se pavarësisht tri palë zgjedhjeve të mbajtura brenda 16 muajve, opozita nuk ka arritur ta kthejë në favor të saj përqindjen e humbur nga partia fituese.
“16 muaj kemi pasur tri palë zgjedhje dhe brenda kësaj kohe VV-ja nga 51 për qind ka rënë në 47 për qind. Por, as këtë rënie nuk ka arritur opozita ta kthejë në favor të vetin. Përqindja e humbur nga partia fituese nuk ka shkuar te opozita, gjë që tregon se qytetarët janë pa alternativë”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.
Burimi: Insajderi




